Loading…

Dënohet taksisti kosovar që sulmoi seksualisht dy gra

  • 30/01/2018 | 10:41

Dënohet taksisti kosovar që sulmoi seksualisht dy gra

Kosovari, Luzlim Jakupaj i cili është taksist në Kanada është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy pasagjereve të tij.


Vendimi për Jakupaj është shpallur gjatë ditës së djeshme pas arrestimit të tij në maj të vitit 2016.

Jakupaj i cili është i njohur me emrin “Leon taksisti”, mbajti kokën poshtë në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, Rosalie McGrath, deri sa u lexua përmbledhja e shkurt e vendimit të tij ndaj akuzave të femrave të cilat kishte sulmuar seksualisht.

Më 30 mars të vitit 2016, Jakupaj i cili është 34 vjeç, kishte rrëmbyer grua në kabinën e tij në qytet dhe në anën e pasme të qafës së saj ai kishte vendosur gjuhën poshtë fytit të saj, shkruan cbcnews”.

Gruaja e cila tash është 24-vjeçare kishte arritur që ta shtynte dhe të hynte brenda në shtëpinë e saj në Paradise, vazhdon tutje shkrimin gazeta britanike.

Ndër tjerash Jakupaj ishte zënë edhe nga kamerat e sigurisë në një lokal në Ivring në rrugën “Topsail” në Kanada para se ai ta sulmonte atë seksualisht, raporton Insajderi.

Po ashtu ai kishte ndjekur edhe një vajzë 19-vjeçare në apartamentin e shtëpisë së saj, ku ai e kishte puthur dhe kishte tentuar që t’ia tërhiqte pantallonat.

Për të gjitha këto veprime në vendimin e saj, Drejtësia Rosalie McGrath tha se nuk kishte dëshmi se as gruaja pëlqente aktet e tij seksuale.

Gjatë argumenteve të mbylljes në dhjetor, prokurori i Kurorës Dana Sullivan tha se rasti kundër Jakupajt u provua edhe me dëshmi.

Në argumentet e saj përfundimtare, avokati mbrojtës Amanda Summers vuri në pikëpyetje dëshminë e njërës prej ankuesve, duke e arsyetuar se atë natë kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Medait kanadeze kanë njoftuar se rasti do të kthehet në gjykatë më 28 shkurt për dënimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë