Loading…

Dënohet Shpend Ahmeti, bëri fushatë me fëmijë

  • 14/10/2017 | 16:06

Dënohet Shpend Ahmeti, bëri fushatë me fëmijë

Fotografitë me fëmijë të Shpend Ahmetit në fushatë zgjedhore i kanë kushtuar dy mijë euro subjektit të tij. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dënoi përsëri kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetin.


Kësaj here, Ahmeti është gjobitur me 2 mijë euro për përfshirje të fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova ndaj Shpend Ahmetit, për përfshirje të fëmijëve në fushatë është pranuar si e bazuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ahmeti kishte shpërndarë në faqen e tij në Facebook fotografi me fëmijë të shkrepura gjatë një tubimi publik me karakter zgjedhor.

Këto foto, pas ankesës së BIRN dhe IKS pranë PZAP-it ishin fshirë nga llogaria e Ahmetit.

Paneli, në arsyetimin e vendimit, ka gjetur se shpërndarja e fotografive të tubimit zgjedhor në të cilat ishin përfshirë edhe fëmijë paraqet shkelje të rregullave zgjedhore.

Ndërkaq, fshirja e këtyre fotove më pas ka ndikuar në lartësinë e gjobës së shqiptuar.

Neni 5.2 i Rregullës Zgjedhore Numër 13/2013 përcakton kategoritë e njerëzve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në fushata zgjedhore, në mesin e të cilëve edhe personat që nuk kanë mbushur 18 vjet.

Kujtojmë që Ahmeti është gjobitur me 1,500 euro javën e kaluar nga PZAP-i për shkelje të Kodit të Mirësjelles duke bërë fushatë në objekt publik.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas vendimit, obligohet të paguajë gjobën prej 2 mijë eurove në afat prej 15 ditësh.

Ditë më parë kjo parti u dënua edhe me 5 mijë e 100 euro nga PZAP për shkak të uzurpimit të pronës publike, duke vendosur shtëpiza të vogla në shesh, në trotuare dhe në disa prej lagjeve të Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë