Loading…

Dënohet Porsche me 535 milionë euro nga gjykata gjermane

  • 07/05/2019 | 17:00

Dënohet Porsche me 535 milionë euro nga gjykata gjermane

Kompania gjermane prodhuese e veturave sportive Porsche AG u dënua sot nga gjykata në Stutgart për neglizhencë në kontroll në emetimin e ndotësve nga motorët e tyre dizel, dënimi që ju shqiptua është gjoba prej 535 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Prodhuesi gjerman i automobilëve ikonë Porsche AG pranoi dënimin pa iu kundërvënë akuzave të prokurorisë gjermane.

Gjoba ndaj Porsche AG është e fundit në radhë që po ju vendoset kompanisë gjermane Volkswagen dhe kompanive vartëse të saj, pas skandalit që nuk po i shihet fundi. Së fundi është akuzuar edhe ish drejtori i Kompanisë VW Martin Winterkorn rreth dijenisë së tij në skandal.

Gjiganti industrial gjerman VW është dënuar deri tani dhe i kanë paguar 30 miliardë euro në dënime pas skandalit të ashtuquajtur ‘dieselgate’ zbuluar në SHBA në vitin 2015.

Në ndërkohë ende ka padi të nisura nga mijëra investitorë për humbjet që ju ka shkaktuar skandali e po ashtu edhe mijëra shoferë që po kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara.

Zëdhënësi i grupit VW i ka thënë agjensionit francez të lajmeve AFP se pas gjobave të shqiptuara ndaj vartëse të tyre Audi e tash Porsche, se tani kanë përfunduar hetimet dhe nuk ka çështje të hapura ndaj tyre. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë