Loading…

Dënohet me tre vite burg i akuzuari për pjesëmarrje në grup terrorist

  • 16/02/2022 | 16:20

Dënohet me tre vite burg i akuzuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tre vjet e tre muaj burgim S.Q., i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, shkruan Gazeta Metro.


I dënuari ndaj këtij vendimi ka të drejtë që të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Prishtinë 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë