Loading…

Dënohet me 900 euro gjakovari që inskenoi kidnapimin e vet për t’ia marrë nënës 5 mijë euro

  • 04/06/2021 | 14:08

Dënohet me 900 euro gjakovari që inskenoi kidnapimin e vet për t’ia marrë nënës 5 mijë euro

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 900 euro gjobë të akuzuarin për mashtrim në tentativë  E.K. Ai ngarkohet se ka inskenuar kidnapimin për t’ia marrë nënës së tij pesë mijë euro.


Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësja Diana Sina, i akuzuar fillimisht është dënuar me 200 euro gjobë dhe 90 ditë burgim.

Mirëpo, me pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë në shumën prej 700 euro.

Më pas, ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënimi unik me gjobë në shumën prej 900 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, i akuzuari E.K e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet në seancën fillestare.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, E.K po akuzohet se më  30.06.2020, rreth orës 16:30, në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke paraqitur fakte të rreme tenton ta mashtron apo vë në lajthim nënën e tij, këtu të dëmtuarën Z.K, që të kryejë veprim në dëm të pasurisë së saj.

Tutje sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që pasi i pandehuri del nga shtëpia, përmes telefoni kontakton motrën e tij A.K., duke i shkruar se kinse është rrëmbyer nga dy persona për shkak të një borxhi në vlerë prej 5000 euro, si dhe duke i dërguar disa foto ku i pandehuri shihet i shtrirë, me paralajmërimin se nëse ky borxh nuk paguhet deri ne ora 17:50, të njëjtin do ta vrasin, ku pasi rastit lajmërohet në polici, nga zyrtarët policor është kontaktuar në telefon i pandehuri, i njëjti kishte deklaruar se është ne shtëpi, ashtu që pas intervistimit të të njëjtit është vërtetuar se nuk ka qenë i rrëmbyer nga askush.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi në tentativë”, nga neni 323 paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal. Në paragrafin 1 të nenit 323 ku flitet për “mashtrim” parashihet dënim me gjobë dhe me burgim prej 3 muaj deri në 5 vjet burgim për paraqitje të fakteve të rreme, mashtrimit për të dëmtuar personin tjetër. Në nenin 28 përshkruhen dënime kur dikush tenton të kryejë vepër penale por se elementet e veprës penale nuk janë kryer. Aty parashihet dënim sikur vepra të ishte kryer por gjykatës i jepet mundësia edhe t’ia zbusë dënimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë