Loading…

Dënohet me 4 vite burg përsoni që tentoi ta vrasë sulmuesin e vëllaut në Gjilan

  • 26/03/2019 | 11:43

Dënohet me 4 vite burg përsoni që tentoi ta vrasë sulmuesin e vëllaut në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 4 vjet e dhjetë muaj burgim A.R, për kryerjen e veprave, vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll të armëve, transmeton Gazeta Metro.

A.R në janar të 2011-ës rreth orës 17:00, në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, me paramendim dhe me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin B.L, duke shtënë me armë në ndaj tij. Pas të shtënave B.L goditet në krahun e majtë, dy herë në dy këmbët dhe njëherë në shpinë. A.R gjithashtu kishte shtënë edhe njëherë në drejtim të dëmtuarit K. S, me ç’rast predha shkon afër syrit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I akuzuari këto veprime i kishte bërë në shenjë hakmarrje, ndaj B.L, pasi ky i fundit një muaj më herët kishte therë me thikë vëllaun e të akuzuarit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë