Loading…

Dënohet me 24 vjet burg Pjetër Nrecaj, i mori jetën gruas dhe vajzës

  • 02/11/2018 | 10:17

Dënohet me 24 vjet burg Pjetër Nrecaj, i mori jetën gruas dhe vajzës

Pjetër Nrecaj është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij. Nrecaj u dënua edhe për armëmbajtje pa leje.


Më 31 tetor në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Pjetër Nrecaj, është deklaruar sërish fajtor për dy veprat penale që akuzohet: vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Vrasjen e vajzës së tij, e ka konsideruar aksidentale, raporton KTV.

Dyshime se prokuroria nuk hetoi ankesat e Valbona Nrecajt për dhunim seksual.

“Dihet se dy anëtarë të familjes i kam humbur. Edhe vajzën e vogël aksidentalisht dhe e pranoj fajësinë, dhe jam i penduar,” kishte thënë Nrecaj.

Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë