Loading…

Dënohet me 1300 euro koalicioni LDK-AKR-Alternativa

  • 06/06/2017 | 14:15

Dënohet me 1300 euro koalicioni LDK-AKR-Alternativa

Koalicioni zgjedhor LDK-AKR-Alternativa në Gjilan është gjobitur me shumën prej 1,300 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).


“Pranohet si e bazuar ankesa e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), kështu që koalicionit LDK-AKR-Alternativa, dega në Gjilan, i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 1 mijë e 300 euro të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP-së të shqiptuar më 5 qershor 2017.

Ky vendim është marrë për shkak të vendosjes së posterit nga ky koalicion në objektet publike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Parashtruesi i ankesës potencon se me datën 1.6.2017 , në rrugën kryesore në qytetin e Gjilanit, në afërsi të Teatrit të Qytetit, monitoruesi i tyre ka hasur në posterë të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga koalicioni LDK- AKR-AL të ngjitur në objekte publike”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

PZAP në vendimin e saj ka ofruar edhe përgjigjen e zyrtarëve të koalicionit, të cilët pas pranimit të ankesës kanë ndërmarrë veprime përmirësuese duke evituar shkeljen e pretenduar në ankesë.

Me vendosjen e këtij posteri  PZAP ka konsideruar se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka shkelur dispozitën e nenit 33, paragrafin 1 pika B të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili thotë se “Veprimet e ndaluara nga ana e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore që ndalon vendosjen e pllakateve, posterave dhe njoftimeve në apo mbi rrugë publike”.

LDK, AKR e Alternativa garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë