Është dëmtuar varri i heroit kombëtar Azem Galica, nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, shkruan Gazeta Metro.
Në disa fotografi të publikuara nga gazetari Besart Galica shihet se është dëmtuar guri i varrit të Azem Galicës.
“Nga njerëz të pandërgjegjshëm, krijesa të poshtëra e kanë dëmtuar varrin e heroit të kombit Azem Galicës”, ka shkruar Besart Galica.
Kujtojmë, që heroi Azem Galica është i varrosur në Galicë të Vushtrisë./gazetametro.net