Loading…

Dëmtimet më të zakonshme që pësojmë nga telefonat celularë

  • 26/06/2022 | 22:26

Dëmtimet më të zakonshme që pësojmë nga telefonat celularë

Ekspertët e AgroWeb.org, paralajmërojnë se telefonat celularë krijojnë një varësi të rrezikshme, e cila ngjan shumë me atë të bixhozit.


Kjo varësi mund të ndikojë fort në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi dëm që shkakton kjo pajisje e cila e mban njeriun të lidhur pas saj.

Një studim i shtrirë në një periudhë të gjatë kohore i kryer nga Universiteti i Rutgersit ka zbuluar dëmet fizike që pëson njeriu si pasojë e përdorimit të telefonit celular janë gjithnjë e në rritje.

Bëhet fjalë për dëmtime dhe lëndime të ndryshme fizike, kryesisht në zonën e kokës dhe qafës, jo vetëm si pasojë e mbajtjes së telefonit por edhe përdorimit të tij në rrethana dhe në vende të papërshtatshme siç është rruga.

Të shumtë janë ata që nuk e heqin dot telefonin nga dora edhe kur u duhet të kalojnë në rrugë a në semafor duke injoruar kështu rreziqet që i kanosen nga një sjellje e tillë.

Stduimet kanë vënë re se grupmosha 13 deri në 29 vjeç janë më të predispozuar të pësojnë lëndime fizike si pasojë e celularit.

Mënyrat Se Si Ndikon Telefoni Celular Tek Truri Dhe Trupi
Sipas ekspertëve, telefoni celular ka një peshë të madhe të fajit për humbjen e kujtesës tek disa njerëz. Kjo për vetë faktin se njerëzit janë të varur ndaj teknologjisë dhe shpresojnë që ajo do të mbajë mend për ta.

Njeriu fotografon momentet e veçanta të jetës dhe krijon lidhje me kopjet dixhitale por në brendësi ai nuk arrin dot të ketë kujtime specifike.

Telefoni celular mund të dobësojë edhe llogjikën dhe inteligjencën.

Kjo sepse njeriu sot nuk ndalon një moment të llogjikojë, të vëjë trurin në punë apo të sprovojë njohuritë e veta.

Mjafton një klik, një kërkim në Google dhe të gjitha përgjigjet na vijnë direkt, pa vënë në asnjë moment trurin në punë.

Sa i përket aspektit fizik, telefoni celular është në faj edhe për faktin se shumë njerëz nuk humbasin dot në peshë.

Kjo sepse njeriu humbet fillin e kohës që kalon me këtë pajisje dhe bie pre e jetës jo aktive e cila i hap rrugën shumë sëmundjeve./AgroWeb.org

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë