Loading…

Demostat: Serbia në BE deri 2030 nëse pranon planin evropian për Kosovën

  • 30/01/2023 | 10:30

Demostat: Serbia në BE deri 2030 nëse pranon planin evropian për Kosovën

Është e qartë perspektiva evropiane e anëtarësimit të Serbisë në BE, investime në energjetikë dhe lirimi nga varshmëria prej Rusisë në atë fushë, ardhja e kompanive evropiane edhe amerikane janë disa nga ato që Serbia mund të pres nëse pranon propozimin perëndimor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Qendra hulumtuese “Demostat”.


Duke i thirr në burime diplomatike Demostat shton se janë të sakëta edhe pasojat eventuale ndaj Serbisë, nëse nuk pranon planin, që kanë të bëjnë me ndërprerjen e integrimeve, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, kthimin e regjimit të vizave dhe vënien në pikëpyetje të marrëveshjeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e BE, ShBA-ve, Francës, Gjermanisë dhe Italisë sipas Demostat, Vuçiqit më takim i thanë se Serbia nëse pranon planin evropian, mund të hyj në BE deri në 2030.

Nëse Beogradi refuzon planin perëndimor për Kosovën dhe tregohet jo konstruktive në dialogun me Prishtinën, ndalohen dhe tërhiqen investimet evropiane edhe amerikane.

“Në të vërtetë ka kompani që kanë shty investimet në Serbi, së pasi për shkak mosharmonizimit të politikës së jashtme dhe sigurisë me BE, që tërheq pas vetes rrezikun e afarizmit të tyre në Serbi. Refuzimi i planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për bashkësinë afariste që ka apo planifikon biznes në Serbi do ishte flamur i kuq shtesë” shkruan Demostat, shkruan Beta.

Propozimi franko-gjerman që javën që shkoi u paraqit në medie, nuk është autentik dhe përfundimtar por do jetë në tavolinën e bisedimeve sipas kësaj qendre.

Në marrëveshjen e propozuar është edhe pika ku thuhet se asnjëra palë nuk do pengoj tjetrën në rrugën e saj evropiane dhe aty nuk përmendet pranimi i Kosovës as anëtarësimi i saj në OKB, thonë në Demostat.

Vlenë të përmendet se diplomatët amerikanë si dhe ata europianë kanë thënë po ashtu se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është temë në vete nga plani franko-gjerman.

Po ashtu diplomatët amerikan Gabriel Escobar dhe Derek Chollet së fundi thanë se Kosova nuk mund të u ikë zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe se çështja e asociacionit tani është në rend të ditës.

Nesër, më 31 janar, në ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, mbahet takimi i parë për të diskutuar rreth modaliteteve dhe modeleve se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë