Problemi i demarkacionit nuk i ka penguar Ministrit të FSK’së, Haki Demolli të kërkojë thellimin e bashkëpunimit me Malin e Zi. Këtë e ka bërë në një takim që ka pasur Demolli me Ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.
Kjo bisedë është zhvilluar në takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë.
“Gjatë takimit ministri Boshkoviq ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes në të gjitha sferat në interes të zhvillimit të FSK-së. Ministri Demolli i uroi atij detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e mbështetjes reciproke në kuadër të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.