Loading…

Demi: Jahjaga ishte më e suksesshme se Thaçi

  • 17/01/2017 | 21:24

Demi: Jahjaga ishte më e suksesshme se Thaçi

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi, e ka vlerësuar ish-presidenten Atifete Jahjaga si më të suksesshme në përfaqësimin e jashtëm të vendit se sa presidentin aktual, Hashim Thaçi, transmeton gazetametro.net

Përmes një grafi të publikuar, Demi argumenton se Jahjaga kishte marrë pjesë në 6 konferenca ndërkombëtare, një më shumë se Thaçi.

Sa i përket takimit me liderë të tjerë shtetërorë, brenda një periudhe të njejtë, Jahjaga ka zhvilluar 13 takime të tilla, kundrejt nëntë takimeve sa ka zhvilluar presidenti aktual Thaçi.

Edhe takime me organizata ndërkombëtare, Jahjaga kishte tejkaluar Thaçin gjatë kohës sa ishte presidente.

16114038_10157978279960212_8736690102938621216_n

“Jahjaga ka mund me dal nga zarfi, por së paku ai zarf ka qenë i bardhë, dhe kjo është vlerësu shumë ma shumë se sa përvoja e zezë e Thaçit”, përfundon Demi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë