Loading…

DEMARKACIONI|S’llogarisin më në Listën Serbe, po presin vota nga opozita

  • 09/03/2018 | 12:49

DEMARKACIONI|S’llogarisin më në Listën Serbe, po presin vota nga opozita

Demarkacioni nuk do të dërgohet as këtë javë në Kuvend. Shkak për këtë është mungesa e votave. Pozita duket të ketë hequr dorë nga votat e Listës Serbe, dhe po mundohet të bind deputetët opozitarë nga krahu anti-Kurti i Vetëvendosjes.


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë se sa i përket caktimit të seancës për Demarkacionin po presin të ketë konsensus pasi siç tha ai iu nevojiten edhe disa vota.

“Shumë shpejt presim reflektimin edhe të kolegëve opozitar, ka shenja të mira. Është në interes të qytetarëve dhe presim që shumë shpejt të kemi zgjidhje. Po dihet konsensus na duhet, edhe disa vota”, ka thënë ai.

Veseli njëherit bëri me dije se gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tre seanca. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë