Loading…

Demarkacioni që rrëzon Qeveri: A do ta ‘çojë në shtëpi’ edhe Haradinajn?

  • 04/02/2018 | 20:08

Demarkacioni që rrëzon Qeveri: A do ta ‘çojë në shtëpi’ edhe Haradinajn?

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi po del të jetë mollë sherri për qeveritë e Kosovës që kur është nënshkruar në Vjenë.


Ishte kjo marrëveshje që shtyri PDK’në t’i ndajë rrugët me LDK’në, e për mosratifikimin e saj po ka problem edhe me partnerin aktual, shkruan gazetametro.net.

Madje, analistët politikë dështimin e Demarkacionit e shohin si arsye që Qeveria të rrëzohet menjëherë, duke pasur parasysh premtimin se ky koalicion po bëhej për të çuar përpara tema të mëdha.

Arton Demhasaj thekson se është e qartë që Demarkacioni po e mundon Qeverinë e Haradinajt njëlloj si të Mustafës, dhe sipas tij, kjo temë duhet të kryhet nëse kryeministri dëshiron të qëndrojë në pushtet.

‘Po është e qartë se Demarkacioni është problemi që po e mundon edhe këtë qeveri, njëjtë si qeverinë e kaluar. Dhe, sidomos pas vizitës se kryeministrit malazez, kjo temë duhet të kryhet, në të kundërt mund të sjell prishjen e koalicionit’, ka thënë Arton Demhasaj për Metron.

Dështimin e Demarkacionit e paraqet ngjashëm të rrezikshëm edhe analisti Imer Mushkolaj. Ai madje e quan vetëvrasje politike të Haradinajt nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet.

‘Kalimi i demarkacionit do të shkonte në favor edhe të Haradinajt, ndonëse varet se si si do ta arsyetojë ndryshimin e qëndrimit. Dështimi i demarkacionit do të thotë vetëvrasje politike për Haradinajn dhe hapje rrugë për zgjedhje të reja’, ka thënë Mushkolaj.

Dy analistët pajtohen edhe për një çështje tjetër. Ata mendojnë se Kadri Veseli po i bën presion Haradinajt për ta kaluar Demarkacionin. Bile, ngjashëm siç kishte bërë me ‘Turin e dëgjimit’ para se të rrëzonte Mustafën, analistët mendojnë se po vepron sërish Veseli, duke nisur një tur të ri, të quajtur ‘Turi i liberalizimit’.

‘Turi i dëgjimit ishte si ultimatum për Mustafën që rezultoi me rrëzim të Qeverisë. Edhe turi i liberalizimit, në një mënyrë, është sinjal që nëse demarkacioni nuk kalon mund të prishtet koalicioni’, ka thënë Demhasaj.

E duke ditur se kështu kishte vepruar ndaj Isa Mustafës, Mushkolaj mendon se ky veprim i Veselit është presion.

‘Në këtë mënyrë Veseli po i bën presion Haradinajt që demarkacioni të kalojë’, ka thënë ai për Metron.

Ndryshe, shqetësim për dështimin e Demarkacionit kanë shprehur edhe parti politike. Avdullah Hoti nga LDK ka thënë se meqë kjo qeveri është bërë për të çuar përpara tema të mëdha, duhet të rrëzohet nëse nuk mund ta çojë përpara Demarkacionin. E çështja e Demarkacionit po vazhdon të marr përkrahje nga ndërkombëtarët, të cilët po bëjnë thirrje të bëhet zgjidhje. Për një zgjidhje potenciale Qeveria e Kosovës ka mundësi të nëgoiciojë pasnesër kur pret kryeministrin malazez./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë