Loading…

Demarkacioni mund të shkojë javën e ardhshme për votim në Kuvend

  • 02/02/2018 | 11:06

Demarkacioni mund të shkojë javën e ardhshme për votim në Kuvend

Marrëveshja e Demarkacionit pritet që shumë shpejt të dalë për votim në Kuvend.


Edhe pse më herët u raportua se kjo marrëveshje nuk do të hyjë në rend të ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit derisa të përfundojë vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, kjo nuk ndodhi.

Periskopi ka siguruar dokumentin me rendin e ditës së mbledhjes së kryesisë e cila do të mbahet të hënën më 5 shkurt, e ku pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Mësohet se kryesia e Kuvendit pritet që Marrëveshjen e Demarkacionit ta vendosë si pikë për votim në Kuvend në seancën e ardhshme.

Ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare si kjo, kërkon një shumicë prej dy të tretave në Kuvend, ose 80 nga 120 vota e deputetëve.

Koalicioni qeverisës ka aktualisht 61 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryeministri Haradinaj, ka 10 deputetë dhe ata tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin versionin e parë të marrëveshjes. Ngjashëm janë shprehur edhe gjashtë deputetët e partisë politike Nisma Social-Demokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është edhe Lëvizja Vetëvendosje që është në opozitë me 32 deputetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë