Loading…

Demarkacioni me Malin e Zi, sot në Kryesi të Kuvendit

  • 05/02/2018 | 08:02

Demarkacioni me Malin e Zi, sot në Kryesi të Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.


Ndër pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu, në rend dite është  edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Kryesia e Kuvendit do të bëjë edhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt, shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale, etj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë