Loading…

Demantohet Milaim Zeka: Limaj nuk i ka kërkuar tre milionë nga bizismenët gjermanë

  • 30/08/2018 | 20:32

Demantohet Milaim Zeka: Limaj nuk i ka kërkuar tre milionë nga bizismenët gjermanë

Ilir Krasniqi ka demantuar deklaratat e Milaim Zekës se ka qenë i përfshirë në një bisedë telefonike me të, ku hidhen dyshime se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është i përfshirë në një aferë kërkimi të ryshfetit.

Ai ka thënë se madje as nuk e ka takuar ndonjëherë Limajn, dhe se asnjë deklaratë e Zekës nuk është e vërtetë. Thotë se këto Zeka po i bën vetëm për arsye të tij personale.

“Gjatë ditës së sotme në një portal ka dalë një audio-incizim ku si protagonist në këtë audio-incizim, jam unë, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka. Në këtë audio-incizim akuzohet ish-ministri i transportit Z.Fatmir Limaj për gjoja kërkim të ryshfetit, gjë që nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai  ka thënë se e njofton opinionin e gjerë se të gjitha këto shantazhe kanë qenë të sajuara dhe të nxitura nga vet Milaim Zeka, që siç thotë ai, janë për arsyet e tij personale që vetëm ai i di (Milaim Zeka).

“Unë asnjëherë në jetën time nuk jam takuar me ish ministrin Fatmir Limaj dhe asnjëherë nuk kam pas kontakt fizik apo verbal me ish ministrin”, thotë ai tutje për KTV.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë