Loading…

Demantohet keq regjimi terrorist i Iranit, dy anije amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

  • 04/05/2026 | 15:59

Demantohet keq regjimi terrorist i Iranit, dy anije amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit

Ushtria amerikane ka njoftuar se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses përmes Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas deklarimit të tij, kalimi është realizuar pa incidente, duke demantuar lajmet e rreme se Irani kishte goditur anijet në fjalë.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së ka bërë të ditur se shkatërrues të Marinës amerikane, të pajisur me raketa të drejtuara, po operojnë në Gjiri Arabik pasi kanë kaluar përmes kësaj rruge ujore.

“Shkatërruesit me raketa të telekomanduara të Marinës Amerikane po operojnë aktualisht në Gjirin Arabik, pasi kanë kaluar tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit në mbështetje të Projektit Liria. Forcat amerikane po ndihmojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rivendosur tranzitin për anijet tregtare. Si hap i parë, 2 anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses tranzitin nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë nisur të sigurta në udhëtimin e tyre.”, thuhet në postimin në X të Komandës Qendrore Amerikane.

Këto lëvizje ushtarake janë pjesë e mbështetjes për “Operacionin Liria”, një mision që synon të sigurojë lirinë e lundrimit dhe mbrojtjen e interesave detare në këtë zonë me rëndësi të madhe strategjike./gazetametro.net

Irani thotë se ndaloi një shkatërrues amerikan në Ngushticën e Hormuzit, demantohet nga SHBA’ja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë