Loading…

Deliu tregon pse Veseli u kërkoi deputetëve të PDK’së të mos largohen nga vendi

  • 09/05/2017 | 17:11

Deliu tregon pse Veseli u kërkoi deputetëve të PDK’së të mos largohen nga vendi

Partia Demokratike e Kosovës u ka dërguar mesazhe telefonike deputetëve të saj, përmes të cilëve u kërkon që të qëndrojnë në Prishtinë në orët e mbrëmjes së sotme.


Por,deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk janë njoftuar për ndonjë takim për sot, kurse nesër në mëngjes sipas saj, sigurisht se do të ketë një takim brenda PDK-së.

“Nuk na kanë informuar për ndonjë takim të mundshëm. Sigurisht se do të ketë diskutime për shkak të zhvillimeve të fundit, por për sot nuk është paraparë ndonjë takim, ndërsa nesër po”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra për lajmi.net

Ajo ka thënë se mesazhet që u janë dërguar deputetëve për të qëndruar sonte në Kosovë janë më tepër shenjë e kujdesit të partisë për përgjegjësitë që i ka.

“Kjo kërkesë për të qëndruar në Kosovë, mendoj se është më tepër kujdes për shkak të përgjegjësisë që e kemi nesër, pra për të qenë në Kuvend. Ndërsa nuk besoj se do të ketë ndonjë takim sot, pasi nuk jemi paralajmëruar për diçka të tillë”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë