Në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, kopshti Dayschool Prishtina organizoi një takim mes fëmijëve të kopshtit (të moshës katër, pesë dhe gjashtë vjeçare) dhe shkrimtarit të njohur Azem Deliut, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë takim, fëmijët mësuan për librin në përgjithësi dhe rëndësinë e tij, për karakteristikat e librave për fëmijë, përfitimet nga leximi e të ngjashme. Poashtu, fëmijët i drejtuan pyetje Deliut për punën e shkrimtarit, si dhe i kërkuan që në të ardhmen edhe ai të shkruaj një libër për fëmijë, e jo vetëm për të rritur.
Pjesë shumë e veçantë e këtij organizmi ishte pjesa e prezantimit të “librave” të secilit “shkrimtar/e” të grupit.
Kopshti Dayschool Prishtina është institucion për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Çasja pedagogjike për realizimin e planprogramit është e bazuar në çasjen me koncept zviceran i mishëruar me profilin shumëdimensional të të nxënit të fëmijës, atributet e të cilit fokusohen në të nxënit përkitazi me fazën e zhvillimit të tyre dhe përvojës së mëparshme bazuar në pesë elemente kryesore: njohuritë, konceptet, aftësitë, qëndrimet dhe veprimet, elemente këto të cilat janë të integruara në kurikulën e kopshtit. / GazetaMetro