Loading…

Deliu-Kodra: Numrat për formimin e Qeverisë janë siguruar

  • 30/06/2017 | 23:50

Deliu-Kodra: Numrat për formimin e Qeverisë janë siguruar

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë vota të mjaftueshme për mandatin e tretë për deputete të Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se shumë shpejt koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja.


Ajo ka thënë se tashmë ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka hedhur poshtë mundësinë që PDK-ja të mbetet në opozitë. Sipas saj, PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, sepse nuk ka alternativë tjetër.
Deliu-Kodra ka deklaruar se qeverisja e drejtuar nga koalicioni PAN do t’i sjellë vendit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë