Loading…

Deliu-Kodra kritikon presidenten Osmani se po hesht për shtrenjtimin e rrymës, thotë se po i nënshtrohet Qeverisë

  • 28/01/2022 | 12:05

Deliu-Kodra kritikon presidenten Osmani se po hesht për shtrenjtimin e rrymës, thotë se po i nënshtrohet Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar presidenten Osmani se nuk po deklarohet lidhur me krizën energjetike në Kosovë. Kanë kaluar disa javë nga kjo krizë si dhe nga debati rreth çmimit të energjisë dhe presidentja nuk ka folur fare për këtë çështje, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Deliu-Kodra tha se situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët.

“Për më shumë se dy muaj më radhë, vendi po ballafaqohet me krizë energjetike, ndërsa vetëm muajin e fundit, situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët. Na ndajnë edhe pak ditë nga vendimi i ZRRE-së, për t’a përligjur kërkesën e Qeverisë Kurti që çmimi të rritet, e bashkë më të, edhe reduktimet të vazhdojnë. Por, për një çështje kaq të rëndësishme që e rëndon jetën e të gjithë qytetarëve tanë, hesht znj. Osmani, e cila ushtron funksionin e Presidentes, pozitën me të lartë shtetërore në Kosovë”, ka shkruar.

Më tutje Deliu-Kodra tha se Osmani është duke iu nënshtruar Qeverisë në vazhdimësi.

“Konsideroj se znj. Osmani, duke i’u nënshtruar Qeverisë në vazhdimësi, po e dëshmon se nuk mund të dal përtej pikëpamjeve subjektive e të anëshme politike, të cilat edhe mund ti arsytoheshin derisa ka kandiduar në listën zgjedhore të Lëvizjës Vetëvendosje, por, jo pasi është zgjedhur në funksionin aktual”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë