Loading…

Delegacionet ukrainase e ruse në Stamboll: Erdogan do t’i takojë para fillimit të negociatave

  • 28/03/2022 | 23:38

Delegacionet ukrainase e ruse në Stamboll: Erdogan do t’i takojë para fillimit të negociatave

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se do të takohet shkurtimisht me delegacionet ukrainase dhe ruse përpara bisedimeve të tyre të martën, transmeton Gazeta Metro.


Në një fjalim televiziv pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha se në bisedat e veçanta telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atë rus Vladimir Putin, përparimi në një drejtim pozitiv ishte i dukshëm, pa ofruar detaje, raporton AP.

Negociatorët rusë dhe ukrainas do të fillojnë nesër në Stamboll dy ditë bisedime ballë për ballë.

Turqia shpreson që negociatat e ardhshme midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës do të çojnë në paqe në Ukrainë, tha dje ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

“Me iniciativën e presidentit turk Erdogan, delegacionet negociuese të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në Turqi. Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësitë që lindin nga besimi që të dyja palët kanë në Turqi. Shpresojmë që takimet të rezultojnë në një armëpushim të përhershëm dhe të mundësojnë paqen”, ka shkruar Çavusoglu në Twitter./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë