Loading…

Delawie trimëron gratë: Kriminelët s’duhet t’iu ndalin (Video)

  • 20/05/2017 | 13:13

Delawie trimëron gratë: Kriminelët s’duhet t’iu ndalin (Video)

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie në ditën e dytë të Konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, ka thënë se kufijtë nuk i ndalojnë kriminelët për të bërë punën e tyre, prandaj nuk do të duhej t’i ndalin as gratë për ta bërë punën e tyre.


Delawie ishte mysafir nderi në këtë konferencë, organizimin e të cilës e konsideroi si një mundësi shumë adekuate për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, të udhëhequr nga gratë.

“Ky është një event i mrekullueshëm për shkak se kjo është hera e parë që ka pasur një konferencë të tillë për gratë gjykatëse dhe prokurore në Ballkan. Jam shumë i kënaqur të shohë gjykatëset dhe prokuroret të reprezentojnë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën , Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi dhe Rumaninë”.

“Gratë jo gjithmonë kanë një zë shumë potent në Blallkan, siç e dini edhe ju. Fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo ilustrojnë sa larg Ballkani ka shkuar. Por ende ka shumë për t’u bërë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar të përbashkëtat e punës suaj dhe të eksploroni zgjidhjet e problemeve me të cilat ballafaqoheni në profesionin e drejtësisë. Kjo gjithashtu është një mundësi e mirë për të bërë progres përçara. Si pjesë e sistemit të drejtësisë ju duhet të jeni ato që udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë