Loading…

Delawie thirrje Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

  • 16/03/2017 | 17:50

Delawie thirrje Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka theksuar se SHBA ka qenë e qartë se themelimi i Ushtrisë duhet të bëhet përmes ndryshimit të amendamenteve kushtetuese dhe se anashkalimi i këtij procesi mund të ketë pasoja për marrëdhëniet e SHBA-ve me Forcën e Sigurisë së Kosovës.


“Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë Delawie për Telegrafi.com.

Ambasadori amerikan gjatë kësaj interviste, ka thënë se duhet të miratohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, duke shtuar se është për keqardhje që liberalizmi i vizave, sipas tij, pengohet nga disa individë për arsye politike – nga ata që kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm.

“Siç kemi thënë javën e kaluar: anashkalimi i këtij procesi kushtetues, përmes ligjit, mund të ketë pasoja të mundshme për marrëdhëniet tona me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë