Loading…

Delawie takon drejtuesit e Alternativës, bisedojnë për situatën politike

  • 04/08/2017 | 16:32

Delawie takon drejtuesit e Alternativës, bisedojnë për situatën politike

Përderisa seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë edhe sot pa u zgjedhur kryeparlamentari, deputetes e partisë Alternativa, pjesë e koalicionit LAA, kanë zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, shkruan Gazeta Metro.


“Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën, pavarësisht se kush është mandatari i qeverisë”, thuhet në një komunikatë të Alternativës.

Siç thuhet në komunikatë udhëheqësit e Alternativës shprehën qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe njoftuan Ambasadorin Delaëie me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Paoshtu, për këtë takim u deklarua edhe deputeti Ilir Deda. Ai vlerësoi si të domosdoshme

“Sot në Alternativë pritëm bashkë me Mimoza Kusari në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve kredibile dhe demokratike si dhe për nevojën e një konsensusi të përgjithshëm politik për tema të rëndësishme për Kosovën”, ka shkruar Deda, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
ma[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë