Loading…

Delawie, mbështet suspendimin e drejtorit të burgut

  • 22/11/2016 | 17:52

Delawie, mbështet suspendimin e drejtorit të burgut

Ambasadori Amerikan Greg Delawie, ka mirëpritur aksionin e inspektoratit për suspendimin e përgjegjësve për vetëvrasjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar se transparenca dhe përgjegjshmëria janë jetike.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës ka shqiptuar masën e suspendimit për katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, pas inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari./gazetametro.net

greg

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë