Loading…

Delawie: Hyrja e Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

  • 05/06/2017 | 23:14

Delawie: Hyrja e Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

Ambasadori i SHBA’në Kosovë, Greg Delawie ka uruar Malin e Zi për hyrje në NATO.


Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se Kosova tani ka edhe një shtet fqinj që është pjesë e NATO-s.

“Urime Malit të Zi për hyrjen në NATO. Lajmi i mirë është se tani Kosova ka një shtet tjetër fqinj që është anëtare e NATO-s”, ka thënë Delawie.

Mali i Zi është bërë këtë të hënë anëtari i ri i NATO-s, duke nënshkruar aderimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut në selinë e Departamentit amerikan të Shtetit, në Uashington.

Në ceremoninë e rastit merrte pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili nënvizoi se hyrja e Malit të Zi në Aleancë i kontribuon paqes dhe sigurisë ndërkombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë