Loading…

Delawie: I tmerruar nga sulmi ndaj Xharrës

  • 13/05/2017 | 11:34

Delawie: I tmerruar nga sulmi ndaj Xharrës

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar ashpër kundër sulmit ndaj Arbana Xharrës. Ai ka thënë se është tmerruar nga akti brutal ndaj Xharrës, dhe ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë.


Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që e kryen sulmin ndaj Arbana Xharrës duhet të sillen para drejtësisë.

Megjithatë, ai i ka dëshiruar Xharrës shërim sa më të shpejtë, duke shtuar se shpreson se sulmuesit do të kapen.

“I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe besoj se sulmuesit do të sillen shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Anëtarja me re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.

Policia ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë është dërguar në spitalin e Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë