Janë publikuar pamje të reja, ku deputeti shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela, shihet duke u bartur nga huliganë maqedonas.
Sela i rrahur për vdekje, shihet teksa bartet nga përkrahësit e VMRO-DPMNE’së, të cilët nuk shprehin fare shqetësim për atë që kishin bërë, transmeton gazetametro.net.
Kryetari i LR-PDSH’së, kishte pësuar më së keqi në ditën kur Kuvendi i Maqedonisë, zgjodhi për kryetar, shqiptarin Talat Xhaferi, pjesë e koalicionit të partive shqiptare me LSDM’në e Zoran Zaevit, i cili gjithashtu ishte përgjakur nga sulmi i grupeve protestuese anti-shqiptare. /gazetametro.net