Loading…

Del përmbajtja e letrave që Haradinaj u dërgoi Ymerit e Mustafës (Dokument)

  • 10/07/2017 | 15:17

Del përmbajtja e letrave që Haradinaj u dërgoi Ymerit e Mustafës (Dokument)

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në letrën që u ka shkruar kryetarit të LDK’së Isa Mustafa dhe atij të VV’së, Visar Ymeri, u bënë atyre ftesë për takim të përbashkët për të diskutuar mes vete pikëpamjet për ndërtim të Qeverisë së re.


Në letrat e siguruara nga Gazeta Express, dërguar dy drejtuesve të partive që dolën pas koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, kreu i AAK’së pohon se diskutimi i përbashkët për çështjet me rendësi nacionale duhet të krijohet në praktikë bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të demokracisë së brendshme në Kosovë.

Për ftesat në fjalë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së AAK’së, ta zhvilluar të hënën rreth mesditës, që i parapriu një takim me ambasadorin e SHBA’vë në Prishtinë, Greg Delawie.

Megjithatë, pak pasi pranoi ftesën, kryetari i LDK’së Isa Mustafa, i është përgjigjur negativisht ftesës së Haradinajt, duke përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton se nuk hyjnë assesi në një koalicion ku bënë pjesë edhe PDK’ja.

Nga VV dhe kryetari i saj Visar Ymeri, Haradinaj ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, të dy letrat e Ramush Haradinajt, për të dy udhëheqësit e partive, LDK e VV, kanë përmbajtjen e njëjtë. Një ftesë të ngjashme, kreu i AAK’së pohoi se i ka dërguar edhe Listës Srpska.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë