Loading…

Del njoftimi, këta telefona të markës Samsung do dalin jashtë loje

  • 04/04/2018 | 16:01

Del njoftimi, këta telefona të markës Samsung do dalin jashtë loje

Seria S6 e telefonave të Samsung ka dalë në shitje në vitin 2015 dhe shënoi një kapitull të ri për markën për shkak të ndryshimeve me ekranin e harkuar dhe kombinimin xham-metal në trupin e smartfonit.


Këta lloj telefonash dolën në treg me versionin Android Lollipop 5.0 dhe filluan të bëheshin update me Nougat-in.

Që prej asaj kohe, telefonat e modeleve Samsung Galaxy S6, S6 Edge + dhe S6 Active nuk po marrin më update përsa i përket sigurisë së përdoruesit, pasi nuk janë parë të listuar në faqen zyrtare të Samsung.

Ndërkohë që telefoni vjetrohet, bëhet më lehtë i atakueshëm nga virusët dhe format tjera që ndikojnë në bllokimin e tij, dhe ngadalësimit të punës.

Modeli më i ri në treg i Samsung S9+ po thyen kufij dhe i ka shpallur konkurrencë të hapur çdo telefoni të prodhuar deri më sot.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë