Loading…

Del në treg droni që mund ta përdorni në shtëpi

  • 27/09/2020 | 17:51

Del në treg droni që mund ta përdorni në shtëpi

Amazon ka prodhuar një dron shumë të vogël që ka një aparat fotografik, dhe i cili mund të përdoret në një shtëpi apo apartament, kryesisht si një sistem alarmi që aktivizohet në rast vjedhjeje.


Nëse ndodh një vjedhje, sistemi aktivizohet, droni fillon të fluturojë. Është i lidhur me celularin në të cilin transmetohet regjistrimi, kështu që është e mundur të shihet se kush është hajduti, raporton Sky News.

Amazon pretendon se kamera në dron ndizet vetëm kur fillon të fluturojë dhe se ajo qëndron e fikur deri atëherë. Droni mund të lëvizte në një rrugë të paracaktuar ose mund të kontrollohej në një kohë të caktuar. Do të kushtojë 250 dollarë dhe do të shitet vetëm në Shtetet e Bashkuara për momentin.

Disa organizata paralajmërojnë për pasojat e mundshme negative të përdorimit të një pajisjeje të tillë.

Ata besojnë se një pajisje e tillë mund të cenojë privatësinë e njerëzve dhe të mundësojë kontroll mbi njerëzit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë