Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kundërshtuar ndërtimin e murit në Veri.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se “ndërtimi i murit nuk i bën bashkë njerëzit në Kosovë. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”./gazetametro.net