Loading…

Del data e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, mbahen më 25 tetor

  • 02/09/2026 | 14:07

Del data e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, mbahen më 25 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor 2026, transmeton Gazeta Metro.


Në ditët në vijim pritet të shpërndahet Asambleja Kombëtare, pasi Qeveria t’i dërgojë Presidentit Aleksandar Vuçiç një propozim të arsyetuar për shpërndarjen e saj siç ka mësuar, Euronews Serbia.

Pas këtij propozimi, presidenti duhet të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit brenda 72 orëve.

Vuçiç më 20 gusht kishte thënë se datat e mundshme për zgjedhjet janë 18 ose 25 tetori. Sipas ligjit, nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë të paktën 45 dhe maksimumi 60 ditë.

Nëse zgjedhjet mbahen më 25 tetor, ato duhet të shpallen jo më vonë se 10 shtatori.

Me shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zyrtare të zgjedhjeve nis edhe fushata zgjedhore. Këto do të jenë zgjedhjet e 15-ta parlamentare në Serbi që nga vendosja e sistemit shumëpartiak./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë