Loading…

Del agjenda: Këshilltari Special amerikan e nis vizitën në rajon nga Kosova

  • 09/12/2022 | 23:35

Del agjenda: Këshilltari Special amerikan e nis vizitën në rajon nga Kosova

Këshilltari i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor.


Kështu ka njoftuar Zyra për Komunikim i Departamentit të Shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhet se kjo vizitë nënvizon angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Chollet do të jetë në Kosovë më 12 dhe 13 dhjetor, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Ai do të diskutojë edhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në qendër me njohjen reciproke.

Pas Kosovës, këshilltari special do ta vazhdojë vizitën e tij në Serbi, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe si dhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

Më 14 dhjetor, vizita e Chollet do të vazhdojë për në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Mal të Zi.

Këshilltari Special do ta përfundojë vizitën në Bruksel, ku do të qëndroj aty për dy ditë, më 16 dhe 17 dhjetor.

Aty do të diskutojë për bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe aleatët për një sërë çështjesh globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, rrugën e anëtarësimit në BE dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sigurinë energjetike, dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë