Loading…

Dekretohet shkarkimi i ministrit të Drejtësisë

  • 31/01/2017 | 16:43

Dekretohet shkarkimi i ministrit të Drejtësisë

Shkarkimi i djeshëm i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, u dekretua sot nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani.


Po ashtu, presidenti dekretoi edhe emërimin e Petrit Vasilit si ministër i ri i Drejtësisë.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani dekretoi sot shkarkimin e zotit Ylli Manjani si ministër të Drejtësisë, si dhe emërimin e zotit Petrit Vasili si ministër të Drejtësisë”, thuhet në faqen e presidencës.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama shkarkoi dje nga funksioni i ministrit Ylli Manjanin dhe emëroi në vend të tij, Petrit Vasilin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë