Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka bërë gati dekorimet për të festuar Ditën e Pavarësisë së Amerikës, në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
“Ambasada jonë është e gjitha e dekoruar derisa ne përgatitemi të festojmë 246 vjetorin e Ditës së Pavarësisë”, ka shkruar ambasada amerikane.
Në videon e publikuar shihet një skenë e ngritur e bërë gati për 4 korrik që paralajmëron aktivitetet kulturore.
Më 4 korrik 1776, Kongresi nxori Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar kryesisht prej Thomas Jeffersonit.
Kjo datë tani festohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Amerikës. /gazetammetro.net