Loading…

Dekorimi i qytetit në Suharekë: Nxënësit kursejnë buxhetin, shpenzimet janë më pak se 1 mijë euro

  • 11/12/2019 | 10:49

Dekorimi i qytetit në Suharekë: Nxënësit kursejnë buxhetin, shpenzimet janë më pak se 1 mijë euro

Komuna e Suharekës ka shpenzuar më pak se 1 mijë euro për dekorimin e festave të fundvitit. Kjo pasi që ky dekorim po bëhet nga nxënësit e shkollës së mesme teknike ‘Skënder Luarasi’, transmeton Gazeta Metro.


Në Suharekë këtë vit rrugët dhe sheshet do të dekorohen nga nxënësit e kësaj komune, ndërsa shpenzimet i ka paguar komuna.

Zëdhënësi i komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj, ka bërë të ditur për Metron shifrën e parave se sa ka shpenzuar kjo komunë, për të dekoruar qytetin këtë vit.

“Këtë vit komuna ka shpenzuar më pak se 1 mijë euro dhe këto para kanë shkuar për shpenzime të nxënësve të cilët do ta bëjnë rregullimin e qytetit. Konkretisht këto shpenzime janë në profilet e metalit dhe të hekurit të cilat dekorohen me drita”, ka deklaruar Reshitaj për Metron.

Tutje ai ka treguar se viteve të kaluara ky dekorim ka kapur shifrën e rreth 20 mijë eurove, ndërsa tash po kryhet me më shumë pak mjete financiare.

Vitin e kaluar Komuna e Suharekës kishte shpenzuar hiq më pak se 16,870.00 euro për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë