Loading…

Dekoratat që iu refuzuan presidentit

  • 23/11/2016 | 08:30

Dekoratat që iu refuzuan presidentit

 Jo të gjithë ia pranuan mirënjohjen presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kishte nga ata që refuzuan të pranonin dekorata nga ai për shume arsye.

Presidesti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar 108 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në avancimin e shqiptarëve. Por, pati nga ata që refuzuan të dekorohen nga Thaçi, ndërsa kishte edhe të tillë që u shprehën të indinjuar që nuk ishin ne liste për t’u dekoruar.

Kurse, pjesa që pranuan mirënjohjen nga i pari i shtetit të Kosovës, u arsyetuan se atë e kanë marrë si shenjë nderi për punën e tyre shumëvjeçare, në të mirë të shtetit të Kosovës. Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni, është njëri nga ata që ka refuzuar ta pranojë dekoratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. “Ka 101 shkaqe, por unë do t’i përmend vetëm disa.

Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkëmbja e kundërshtarëve politikë po nga ky president”, ka thënë Pollozhani për “Zëri”. Ai konsideron se kjo iniciativë ka të bëjë me fushatë politike..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë