Loading…

Deklarohet Thaçi: Taksa dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’së

  • 19/04/2020 | 16:39

Deklarohet Thaçi: Taksa dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA’ve dhe BE’së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës, në vend të taksës që ishte aktive për produktet serbe deri më 1 prill të vitit 2020, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se edhe tarifat por edhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të Bashkimit Europian që kanë për Kosovën.

Përmes një shkrimi të publikuar në Twitter,ku i pari i shtetit ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do t’i ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re, ka përmendur edhe për këto masa të cilat janë zëvendësuar nga Qeveria në shkarkim e që rrezikojnë raportet shtetërore të vendit bashkë me SHBA’të dhe faktorët tjerë ndërkombëtar.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se pikërisht çështja e masave të reciprocitet, të vendosura me heqjen e taksës 100% për Serbinë, është ajo e cila ka ç’bërë koalicionin qeverisës VV-LDK, të arritur pas shumë muajsh negociime midis këtyre dy partive.

E gjithë kjo për shkak se një vendim i tillë nga Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti, do të mund të prishte marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA’ve të cilat qysh nga fillimi kanë bërë thirrje për heqjen e tarifës pa zëvendësime.

E një Qeveri e re po pritet të formohet së shpejti, meqë Presidenti Thaçi i ka dërguar tre letra deri më tani kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të cilit i kërkohet emri i mandatarit të ri, mirëpo nga ky i fundit nuk është marrë ende përgjigje pasi që kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje pas kalimit të situatës që ka krijuar pandemia Covid-19.

Në anën tjetër, Kurti ka ftuar të gjithë liderët politikë në tryezën që do të mbahet të hënën, më 20 prill, me qëllim të diskutimit rreth luftimit të koronavirusit, ftesë kjo të cilës negativisht iu kanë përgjigjur LDK dhe AAK, ndërsa ende nuk dihet për subjektet e tjera. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë