Loading…

Deklarohet Policia pas rishfaqejes së Organizatës ‘Syri i Populli’

  • 09/05/2017 | 12:06

Deklarohet Policia pas rishfaqejes së Organizatës ‘Syri i Populli’

Organizata “Syri i popullit” që muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit e Azem Vllasit përmes një komunikate për media kanë thënë se sërish kanë mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.


Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.

Lidhur me këtë, e pyetur nga lajmi.net se a është duke u marr me këtë rast dhe se sa janë të sigurt krerët institucionalë, Policia e Kosovës ka thënë se ajo angazhohet do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë