Loading…

Deklarohet Isa Mustafa: Me Kurtin merremi ose nuk merremi vesh, selamet janë të parëndësishme

  • 07/12/2019 | 17:10

Deklarohet Isa Mustafa: Me Kurtin merremi ose nuk merremi vesh, selamet janë të parëndësishme

I pari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se sa i përket koalicionit do të merret vesh, ose jo, me Albin Kurtin e VV’së vetëm në tavolinën e bisedimeve, teksa shton se selamet janë të parëndësishme dhe  të padobishme, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa thotë se vetëm në tryezën e diskutimeve, LDK-VV mund të vendosin ose jo për krijimin e Qeverisë së re.

Ai ka shtuar se dy partitë kanë bërë një rrugëtim të frytshem, dhe se koalicioni mund të arrihet shpejt.

Në fund, ai tha se për partinë e tij, nuk janë të rëndësishme selamet e individëve të ndryshëm.

Kujtojmë se LDK dhe VV kanë pasur bisedime për një marrëveshje të mundshme që prej shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku kanë konfirmuar se janë marrë vesh për shumë gjëra, por jo edhe për ndarjen e posteve, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve në vazhdim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë