Loading…

Deklarohet i pafajshëm polici i akuzuar për ndihmë në fajde

  • 01/02/2017 | 08:08

Deklarohet i pafajshëm polici i akuzuar për ndihmë në fajde

Hetuesi policor Hamdi Jashari kishte ndërmjetësuar midis dy personave në vitin 2015 për kthimin e një borxhi prej 3000 eurosh, që, sipas Prokurorisë, kishte qenë borxh me fajde.

Duke keqpërdorur pozitën e personit zyrtar, i veshur edhe me uniformë të policisë , Jashari ishte takuar me Xhelal Hoxhën dhe Mehmetriza Ibishin në ëmbëltoren “Katrina” në Fushë-Kosovë. I kishte ndihmuar Ibishit që borxhin prej 3000 eurosh t`ia paguante Hoxhës me dy këste. Këta të dy, sipas deklaratës së dhënë në Prokurori, ai i ka shokë.

Për pasojë, Prokuroria vitin e kaluar e ka akuzuar Hamdi Jasharin për kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ndihmë në fajde.
Por të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës ai është deklaruar i pafajshëm.

“Nuk ndihem fajtor”, ka thënë ai para trupit gjykues.
Të pafajshëm janë deklaruar edhe i akuzuari tjetër Xhelal Hoxha, babai i tij Nuhi Hoxha dhe kushëriri Flamur Hoxha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë