Pas deklaratave skandaloze që depuetetja e majtë gjermane Zhaklin Nastic, ka dhënë në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë, kanë filluar reagime të ashpra në drejtim të saj, shkruan Gazeta Metro.
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber ka thënë se pse e majta gjermane duhet të jetë në një linjë me politikën e jashtme të Rusisë.
“Pse e majta është në linjën e Putinit sa i përket politikës së jashtme. “ krijim ilegal i fuçisë së barutit” është deklarata injorante, arrogante dhe e gabuar. Ju s’mund të bëni politikë të jashtme me një gjë të tillë. Partnerët e koalicionit janë AFD dhe FPÖ për një linjë të tillë”, ka shkruar Bieber në Twiter.
Kujtojmë, që Nastic, ka dhënë deklarata skandaloze në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.
“Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në Luftwaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshti me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO’s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”, deklaroi ajo.
Ajo ka hedhur akuza të mëtejshme ndaj Kosovës, duke marrë për bazë raportimet e medieve serbe, teksa tha se “në Kosovë është strofka e terroristëve”./gazetametro.net