Loading…

Deklaratat e Thaçit në Turqi, të rrezikshme

  • 04/01/2017 | 07:49

Deklaratat e Thaçit në Turqi, të rrezikshme

Deklaratat e presidentit Thaçi, duke i cilësuar terroristë ata që të tillë i konsideron edhe Turqia, po shihen si të rrezikshme, sepse mund të ndryshojnë kursin që ka ndjekur Kosova deri më tani.


Presidenti Hashim Thaçi tek në fund të vitit 2016 realizoi vizitën e tij të dytë zyrtare jashtë vendit, tetë muaj pas marrjes së mandatit në krye të Presidencës. Shkoi për ta takuar presidentin turk, Recep Taip Erdogan, si dhe vartësit e tij. Vizita e Thaçit në Turqi erdhi në kohën kur Erdogani ka forcuar aleancën me Rusinë, ndërsa ka përplasje me Perëndimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti turk, që prej korrikut, ka nisur një fushatë, duke u bërë thirrje edhe shteteve tjera të mos krijojnë terren për kundërshtarin e tij politik, Fetullah Gylen. Shkolla dhe organizata që veprojnë nën ombrellën e Gylenit ka edhe në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, temë diskutimi me krerët turq kanë qenë edhe shkollat e Gylenit. Presidenti Thaçi e ka siguruar homologun e tij se Kosova ndjek nga afër zhvillimet rreth lëvizjes “Gylen”, duke shtuar se “bashkëpunimi ynë strategjik nuk do të preket” .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë