Deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni kërkon të dënohet edhe gjenocidi i kryer ndaj shqiptarëve prej shtetit maqedonas prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë deri në vitin 1956. Në dokumentin, me të cilin janë pajtuar shqiptarët, kërkohet të formohet edhe një Ministri e cila do të kujdesej për minoritetet.
Në pikën katër të Platformës së Shqiptarëve specifikohet kërkesa për dënimin e gjenocidit të kryer gjatë 40 viteve ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
“Miratimi i një Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni gjatë periudhës 1912-1956”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express.
“Krijimi i një Ministrie për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve”, thuhet më tej këtë platformë.
Partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare janë zotuar se do të përmirësojnë statusin e shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike.
Përmbushja e këtyre objektivave, siç thuhet në dokument, do të mbikëqyret nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare, e cila do të funksiononte sipas parimit të rotacionit dhe të përcaktonte afatet për realizimin e objektivave të dokumentit.
Express boton të plotë Platformën e Shqiptarëve: