Loading…

Dëgjoheshin zëra: Thirrjet për ndihmë pushuan pas shembjes totale të banesës

  • 27/11/2019 | 11:06

Dëgjoheshin zëra: Thirrjet për ndihmë pushuan pas shembjes totale të banesës

Derisa ishin duke bërë kërkime për familjen 6 anëtarësh Lala, dëgjoheshin zëra ku kërkonin ndihmë. Mirëpo shembja e dytë e ndërtesës bëri që të shuhen këto zëra, transmeton Gazeta Metro. 


Vazhdojnë kërkimet për 6 anëtarë të familjes Lala ku dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja edhe dy fëmijë të vegjël bashkë me nënën e tyre.

Në këto momente ekipet e shpëtimit arrinin të dëgjonin zërat e banorëve nga brenda që kërkonin ndihmë.

Abcnews.al raporton se pas shembjes së dytë të banesës zërat u shuan.

Për fat të mirë gjatë mbrëmjes së djeshme është nxjerrë 17- vjeçari Ramë Lala, i cili kishte ngecur në një xhep midis kolonës dhe derës që e ka mbrojtur.

Deri tani, Sadete Lala, gjyshja 80- vjeçare ka dalë pa jetë nga rrënojat.

Ajo jetonte në këtë banesë bashkë me një djalë beqar dhe familjet e dy djemve të tjerë që ishin në Itali. Të dytë ata janë kthyer dje nga Italia.

Njëri prej djemve ka nën rrënoja gruan 30 vjeçe me tre fëmijët. Ndërkohë, djali tjetër ka nën rrënoja një vajzë, kurse vajza tjetër u nxorr dje pa jetë.

Ram Lala, vëllai i vajzës që u nxor dje pa jetë doli dje i gjallë. Për fat të mirë, nëna e tyre shpëtoi pasi gjatë tërmetit ishte në Tiranë.

Aktualisht, në familjen Lala po kërkohen nën rrënoja një burrë, një nënë me tre fëmijë dhe motra e Ramë Lalës që doli dje i gjallë.

Ndërtesat e rrënuara përbëjnë rrezik për qytetarët, por edhe për shtëpitë private përreth për shkak se mund të ndodhë shembja nga momenti në moment.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 30 viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm, ndërsa mbi 600 kanë mbetur të lënduar./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë