Katër shpërthime janë dëgjuar mbrëmjen e sontme në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Metro.
Katër shpërthimet pretendohet se janë nga shok bombat thonë burime të Metros.
Incidente të ngjashme ka pasur këtë javë në qytetin e Mitrovicës së Veriut ku cak ishin lagjet e banuara me popullatë të përzier etnikisht, Lagja e Boshnjakëve posaçrisht.
Ishin raportuar edhe sulme me granata dore në atë qytet. Pasditen e të enjtes policia e Kosovës kishte shtuar prezencën në Lagjen e Boshnjakëve dhe disa të tjera në Mitrovicën e Veriut për të parandaluar sulme të mëtejme.
Të enjten vonë në mbrëmje një patrullë e policisë së Kosovës ishte sulmuar në komunën e Zveçanit, afër venbanimit Serbovc. Një zyrtar i policisë kishte mbetur i plagosur nga sulmi me armë zjarri./gazetametro.net